Fondacioni AMIF Albanien, në kuadër të projektit „Të Arrish i Suksesshëm në Gjermani“ do të organizojë një kurs falas të Gjuhës Gjermane në periudhën Tetor – Dhjetor 2019.

Ky është një kurs i dedikuar për ata të cilët gjënden në fazën e para integrimit në shoqërinë Gjermane, ku mësimi i gjuhës ju paraqitet si parakusht për arritjen e synimeve tuaja profesionale.

Ky kurs do të zhvillohet në Tiranë dhe do të jetë intensiv (rreth 4 orë në ditë) nga e Hëna në të Premte.

Për të qënë pjesë e këtij kursi ju duhet të keni mbaruar së paku nivelin A1 të gjermanishtes. Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë kurs duhet të dorëzojnë kopjen e Certifikates së nivelit të përfunduar (së paku nivelin A1), si edhe një letër motivimi në gjuhën Gjermane ose Shqipe, ku të argumentohen pikat si më poshtë:

 

  • Arsyeja pse mësoni gjermanisht, duke parashtruar synimet tuaja për në Gjermani
  • Aryeja cfarë ju lidh me Gjermanine ose gjuhën Gjermane dhe nivelin që kërkoni të arrini

Aplikimin për pjesëmarrje në kurs, ju lutem bëjeni përmes emailit në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. duke filluar nga data 23.09.2019 deri më 01.10.2019.