FTESË PËR SHPREHJE INTERESIMI

Projekti i parë në Shqipëri:

Shkollimi, Aftësimi dhe Punësimi në Gjermani në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve”

Brezi i parë 2019-2020

 

Agjensia e Përkrahjes se Punësimit në Kosovë - APPK në bashkëpunim me institutin gjerman Diakonie (Baden Württemberg), organizojne ne Kosove qe nga viti 2014 përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Formimit Profesional në Gjermani, në Profesionin  “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve”.

 

Projektet e kaluara kane rezultuar me implementim e suksesshëm të programeve ku 24 kandidatë tashme jane diplomuar dhe punësuar ne Gjermani. Rreth 250 kandidatë të tjerë janë duke vijuar programin e formimit profesional në Gjermani.

 

APPK dhe Diakonie, në bashkëpunim me International Studies Institute ne Shqiperi, fillojnë kete vit projektin e parë, i cili ka synim përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programit të Shkollimit dhe Formimit Profesional, në Gjermani, për 10 të rinj, qytetarë të Shqipërisë, si një projekt pilot, i cili në vitet e ardhshme pritet të zgjerohet.

 

Me qëllim informimin sa më të mirë të kandidatëve të interesuar për pjesëmarrje në këte projekt, APPK dhe ISI, ftojne të interesuarit në  takime informativo-prezantuese.

Ftojme te gjithe te interesuarit të shprehin Interesimin e tyre për të marrë pjesë në takimet informuese të projektit  përmes dërgimit të një e-maili në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me titull “Shprehje Interesimi“ deri me date 10.06.2019 ora 16.30. Shprehja e interesimit pranohet vetëm përmes email-it dhe pranimi i secilit e-mail do te konfirmohet.

Në e-mailin tuaj duhet te dërgoni vetëm informacionin e kerkuar në tabelën e mëposhtme (shfrytëzojeni tabelën e njëjtë)

 

Mbiemri

 

Emri

 

Datëlindja

dd / mm / vvvv

Drejtimi i përfunduar i shkollimit të mesëm

 

Viti i përfundimit të shkollës së mesme

 

Numri i telefonit

 

 

 

Për të marrë pjesë në takimet informativo-prezantuese të këtij projekti/programi, ju duhet:

  • Te keni të përfunduar shkollën e mesme me drejtim të shkencave shoqerore
  • Te jeni të gatshëm të bashkë investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Shqipëri, për rreth 8 muaj
  • Te jeni të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e shkollimit dhe Formimit profesional trevjeçar në Gjermani për profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve”

 

 

Ju ofrohet:

  • Mësim i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për t’u pranuar në ketë program, me ko-financim nga Punëdhënësi
  • Regjistrim dhe vijim i Shkollimit dhe Formimit Profesional në Gjermani me kosto tërësisht të mbuluara nga punëdhënësi në Gjermani.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të shkollimit dhe aftësimit.

 

Gjatë takimit informativo-prezantues do të informoheni për të gjitha proceset e këtij projekti, me qëllim që ta keni më lehtë të vendosni për konkurrimin tuaj në një fazë pas rreth tri javësh, për të cilin gjithashtu do të informoheni në takimet  informative-prezantuese.

Pjesëmarrja në Takimet Informuese është e domosdoshme për aplikim.