Përshkrimi i detyrave të punës

 

Numri i pozitave (2)

Trajner për mbajtjen e trajnimeve për Mbledhje, Kultivim dhe Përpunim të Frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore

Emri i projektit

Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik/Skilled Workforce for Economic Integration – SWEI

Punëdhënësi

Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK

International Studies Institute – ISI në Shqipëri

Numri i ditëve të punës

31 ditë pune/ për trajner

Periudha e angazhimit

Gusht 2019 – Shtator 2019

 

 

Qëllimi i angazhimit

 

Qëllimi i këtij angazhimi është  mbajtja e trajnimeve me të rinj të moshave 15-29 të zonës kufitare Shqipëri – Kosovë në fushën e  Mbledhjes, Kultivimit dhe Përpunimit të Frutave të Malit (FM) dhe Bimëve Mjekësore- Aromatike (BMA), sipas standardeve dhe kurrikulës të zhvilluar nga projekti SWEI.

 

Përshkrimi i projektit

Fuqi Punëtore e Shkathët për Integrim Ekonomik - SWEI është projekt i Programit për Bashkëpunimin ndër- kufitar Shqipëri-Kosovë i financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementohet nga Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë (APPK) dhe Instituti për Studime Ndërkombëtare (ISI) në Shqipëri. Projekti SWEI është dizajnuar me qëllimin që të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së Shërbimeve të Punësimit dhe Qendrave të Aftësimit Profesional për punësim të qëndrueshëm të punëkërkuesve, trajnimin e të rinjve për të mbështetur integrimin socio-ekonomik në rajonin ndër-kufitar Kosovë-Shqipëri.

 

Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të punës

 Trajnerët e përzgjedhur për mbajtjen e trajnimeve për Mbledhje, Kultivim dhe Përpunimit të Frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore duhet të mbajnë nga dy trajnime me të rinj të moshave 15-29 të zonës kufitare Shqipëri-Kosovë.

 Projekti do të përzgjedh dy trajner një në Kosovë dhe një në Shqipëri, në Shqipëri trajnimet do të mbahen në rajonin e Kukësit dhe Lezhës, ndërsa në Kosovë në rajonin e Prizrenit.

 Trajnimi do të jetë aftësim profesional ku një pjesë e madhe e trajnimit do të jetë praktikë, andaj trajneri kërkohet që të udhëtoj në plantacione dhe ndërmarrje të cilat merren me grumbullim, përpunim të frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore.

 Trajnimet janë intenzive 15 ditë nga 8 orë nga 45 minuta, nga ora 9.00 deri në ora 15.00 duke përfshirë një orë pauzë. Trajnimet do të mbahen në ambiente të përshtatshme për punë si dhe projekti do të kujdeset për mjetet e nevojshme për realizimin e trajnimit.

 Trajnimet do të zhvillohen në periudhën Gusht– Shtator 2019, agjenda dhe detajet e organizimit të trajnimit do të përcaktohen nga projekti SWEI.

 

 Numri i trajnimeve është gjithsejtë 4, 2 trajnime në Shqipëri (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për

Bimët Mjekësore) dhe 2 trajnime në Kosovë (1 trajnim për Frutat e malit dhe 1 trajnim për Bimët Mjekësore).

 

15 ditë punë llogariten për një trajnim dhe një gjysmë dite pune për hartimin e raportit të trajnimit.

 

Rezultatet e pritshme

 

  1. 1. Mbajtja e dy trajnimeve me të rinj të papunë të moshës 15-29
  2. 2. Përgatitja e një plani për mbajtjen e trajnimit (përcaktimi i ditëve të praktikës, orëve teorike etj).
  3. 3. Përgatitja e ushtrimeve dhe prezantimeve të ndryshme në bazë të kurrikulës që ofron projekti
  4. 4. Përgatitja e raporteve për mbarëvajtjen e trajnimit dhe për vlerësimin e kandidatëve
  5. 5. Dorëzimi i një raporti përmbledhës në fund të trajnimit
  6. 6. Bashkëpunimi me projektin SWEI si dhe akterë tjerë (Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Shqipëri, Agjencia e Punësimit në Kosovë)
  7. 7. Mbajta e evidencës për vijueshmërinë e kandidatëve

 

 Kualifikimet

 

  1. 1. Kualifikim të nivelit universitar në sektorin e Bujqësisë apo Pylltarisë;
  2. 2. Minimumi 5 vite përvojë në mbajtjen e trajnimeve me punëkërkues;
  3. 3. Minimumi 3 vite përvojë në organizimin e trajnimeve në sektorin e Frutave të Malit dhe Bimëve

Mjekësore;

  1. 4. Njohuri të dëshmuar në zhvillimin e paketave dhe materialeve mësimore në fushën e AAP-së;
  2. 5. Njohje e mirë e sektorit të Frutave të Malit dhe Bimëve Mjekësore në brezin kufitar Shqipëri - Kosovë;
  3. 6. Shkathtësi të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të folur dhe shkruar, njohja e gjuhës angleze është përparësi;
  4. 7. Shkathtësi të mira të komunikimit dhe prezantim

 

Gjuha

Trajnimi do të mbahet në gjuhën Shqipe

 

Raportimi

Trajneri i përzgjedhur do ti raportoj menaxherit të projektit SWEI dhe do të punojë dhe konsultohet ngushtë me të. Trajneri, gjatë periudhës së kontratës së tij duhet të dorëzoj me email tek menaxheri i SWEI një përditësim të rregullt javor të përparimit të punës.

 

Mënyra e aplikimit

Të    gjithë    të    interesuarit    për    aplikim    në    Kosovë    të    dërgojnë    CV-ën    e    tyre    në    email adresën  qThis email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  me subjekt “Trajner për FM dhe BMA Kosovë”, ndërsa të interesuarit për aplikim në Shqipëri të dërgojnë CV-ën e tyre në email adresën  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. me subjekt  “Trajner për FM dhe BMA Shqipëri” më së largu deri më 14.06.2019.

 

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.