FTESË PËR APLIKIM

Programi:     STUDIME PROFESIONALE NË GJERMANI – “AUSBILDUNG”

Profesioni:    PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER (“PFLEGEFACHKRAFT”) Viti përgatitor 2020/2021: 152 Vende

 

International Studies Institute-ISI në Shqipëri së bashku me Agjensionin e Përkrahjes së Punësimit Kosovë – APPK janë në partneritet me institucione publike dhe jo-publike të Gjermanisë, si  Diakonie (Baden Württemberg) nga viti 2014,  pastaj prej vitit 2019 edhe me Akademinë CEB (Saarland dhe Land Rheinland-Pfalz) si dhe Komunën Coburg (Bayern), duke bashkëpunuar ngushtë në përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Aftësimit Profesional, ose AUSBILDUNG siç njihet në Gjermani, në Profesionin “Përkujdesës Profesional (Pflegefachkraft)” me synim punësimin si “Përkujdesës ndaj të moshuarve”.

 Projektet e kaluara rezultuan me implementimin shumë të suksesshëm të programeve të:

  • 377 kandidatë të cilët janë pranuar në program, një pjesë e te cileve kanë përfunduar programin AUSBILDUNG dhe tani më punojnë si Kuadro Profesionale.
  • 123 kandidatë, të cilët, pas përgatitjes njëvjeçare, do të fillojnë programin AUSBILDUNG në muajin Gusht-Shtator 2020.

 Suksesi i jashtëzakonshëm i këtyre programeve, me interes për të gjitha palët, ka rezultuar që edhe këtë vit të bëhen kërkesa të reja nga partnerët Gjermane për përzgjedhjen dhe përgatitjen e kandidatëve të rinj. Per kete arsye ofrojme:

 

FTESË PËR APLIKIM PËR 152 VENDE TE HAPURA PËR AUSBILDUNG

 

Pjesa e përgjithshme:

  • Përzgjedhja e kandidatëve bëhet gjatë periudhës Qershor-Korrik 2020
  • Fillimi i programit përgatitor 1-vjeçar në Shqipëri/Kosovë, për kandidatët e përzgjedhur, do të jetë nga data 10 Gusht 2020
  • Shkuarja në Gjermani dhe fillimi i programit AUSBILDUNG do të jetë nga muaji Gusht-Shtator 2021

 

Cfare ju kerkohet:

  • Te keni të përfunduar shkollën e mesme (çfarëdo drejtimi)
  • Te jeni të gatshëm dhe të motivuar për vijimin e programit AUSBILDUNG 3-vjeçar në Gjermani, në profesionin “PËRKUJDESËS PROFESIONAL- INFERMIER  (PFLEGEFACHKRAFT)”
  • Te jeni të gatshëm të mësoni dhe bashkë-investoni në mësimin e gjuhës gjermane (informacione më të detajuara i gjeni në pjesën vijuese)

 

Cfare ju ofrohet:

  • Mësimi i gjuhës gjermane tek ISI/APPK deri në nivelin B2, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për të vijuar programin AUSBILDUNG në Gjermani. Kostoja e mësimit të gjuhës do të mbulohet nga kandidati me një marrëveshje të tillë që me rastin e shkuarjes në Gjermani, në muajin Gusht-Shtator 2021, 50% e kostos së përgjithshme të nivelit A1 - B2 i kthehet kandidatit nga programi.

         Të gjithë kandidatët e pranuar në program, pas përfundimit të fazës përgatitore 1-vjeçare (para shkuarjes në Gjermani), duhet të arrijnë njohuritë e gjuhës gjermane ne nivelin B2. Njohja paraprake e gjuhës gjermane nuk është parakusht për t’u pranuar në program. Përcaktimi i pjesëmarrjes në nivelin përkatës të gjuhës gjermane do të jetë si në vijim:

  • Ata të cilët nuk kanë njohuri të gjuhës gjermane do te ndjekin mësimin e gjuhës gjermane tek ISI deri në nivelin e kërkuar – B2
  • Ata të cilët e njohin gjuhën gjermane pjesërisht i nënshtrohen një testi vlerësues tek ISI, ku përcaktohet se nga cili nivel apo pjesë të nivelit duhet të vazhdohet kursi tek ISI.
  • Ata të cilët zoterojne njohuri të certifikuara nga Goethe Institut ose ÖSD për nivelin e kërkuar (B2) nuk kanë nevojë të vijojnë kursin tek ISI, përveç aktiviteteve para-integruese.
  • Përkrahje përgjatë tërë programit 1-vjeçar të përgatitjes në Shqipëri. I tërë procesi dhe përkrahja ofrohet pa asnjë kosto financiare për kandidatin. Të gjitha shpenzimet, si përkthimi i dokumenteve, taksa e vizës, qëndrimi 10 ditor për hospitim në Gjermani (para fillimit të programit AUSBILDUNG) dhe kostoja e fluturimit të parë mbulohen nga programi.
  • Vijimi i tërësishëm 3-vjeçar i programit AUSBILDUNG në Gjermani, si dhe mbulimi i shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit behët nga të ardhurat mujore të kandidatit te siguruara nga vete programi AUSBILDUNG, ne perputhje me normat dhe ligjet e aplikuara në Gjermani.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të programit AUSBILDUNG.

 

Mënyra e Aplikimit

 Aplikimi  bëhet  vetëm  online,  duke  dërguar  një  e-mail  në  me  subjekt  “Aplikimi  për AUSBILDUNG 15062020_” Emri dhe mbiemri”. E-mailit tuaj duhet të ia bashkëngjitni këto dokumente:

  • Shkresën motivuese si dokumenti kryesor i aplikimit, duke e prezantuar në formë autentike (origjinale) arsyet dhe gatishmërinë për të aplikuar në këtë program
  • CV-në formatin Europass (me foto)
  • Diplomën dhe dëftesën e vitit të fundit të shkollës së mesme (të skanuara apo si foto).

Kandidatët maturante te cilet nuk zoterojne akoma diplomën, duhet të bashkëngjisin dëftesën e klasës njëmbëdhjetë - 11. Këtë çështje sqarojeni ju lutem edhe me fjalë në shkresën motivuese.

Të gjithë aplikuesit do të marrin pergjigje në lidhje me aplikimin dhe proceset e mëtejme. Nëse keni ndonjë paqartësi, ju mund të na kontaktoni në +355 (0)45628000 ose na shkruani  në

 

Mirëpresim aplikimin tuaj,

Stafi i International Studies Institute (ISI)