Agjensia e Përkrahjes se Punësimit në Kosovë - APPK në bashkëpunim me institutin gjerman Diakonie (Baden Württemberg), organizojne ne Kosove qe nga viti 2014 përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programeve të Shkollimit dhe Formimit Profesional në Gjermani, në Profesionin  “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve”.

 Projektet e kaluara kane rezultuar me implementim e suksesshëm të programeve ku 24 kandidatë tashme jane diplomuar dhe punësuar ne Gjermani. Rreth 250 kandidatë të tjerë janë duke vijuar programin e formimit profesional në Gjermani.

 APPK dhe Diakonie, në bashkëpunim me International Studies Institute ne Shqiperi, fillojnë ne vitin 2019 projektin e parë, i cili ka synim përzgjedhjen, përgatitjen dhe realizimin e programit të Shkollimit dhe Formimit Profesional, në Gjermani, për 10 të rinj, qytetarë të Shqipërisë, si një projekt pilot, i cili në vitet e ardhshme pritet të zgjerohet.

Cfare kerkohet nga kandidatet:

  • Te kene të përfunduar shkollën e mesme me drejtim të shkencave shoqerore
  • Te jene të gatshëm të bashkë investoni në mësimin e gjuhës Gjermane në Shqipëri, për rreth 8 muaj
  • Te jene të gatshëm dhe shumë të motivuar për vijimin e shkollimit dhe Formimit profesional trevjeçar në Gjermani për profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve”

 Cfare ofrohet:

  • Mësim i gjuhës Gjermane, deri në nivelin B1, sipas metodave më bashkëkohore, i domosdoshëm për t’u pranuar në ketë program, me ko-financim nga Punëdhënësi
  • Regjistrim dhe vijim i Shkollimit dhe Formimit Profesional në Gjermani me kosto tërësisht të mbuluara nga punëdhënësi në Gjermani.
  • Mundësi punësimi të përhershëm në Gjermani pas mbarimit të shkollimit dhe aftësimit.

Gjatë takimit informativo-prezantues kandidatet informohen për të gjitha proceset e këtij projekti, me qëllim që ta kene më lehtë të vendosur per t'u bere pjese e ketij projekti.

Perzgjedhja perfundimtare e kandidateve te cilet pranohen ne kete projekt behet drejtperdrejt nga stafi i Diakonie Deutschland permes nje interviste ne te cilen marrin pjese kandidati, 2 perfaqesues nga Diakonie Deutschland dhe nje perkthyes.

 


 

 - Perzgjedhja e kandidateve nga perfaqesues te Diakonie Deutschland -

 

Copyright

Copyright © 2024 International Studies Institute. All Rights Reserved.